Ndërkaq në urimin dërguar kryeministrit Hashim Thaçi mes tjerash thuhet: “Duke ju uruar për përgjegjësinë e madhe me të cilën Ju veshi vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, më lejoni t’ua përcjell edhe urimet e përgëzimet e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha Thaçi.
Megjithatë bie në sy se në fund të letrave përshëndetja nuk ka qenë e njëjtë nga Ali Ahmeti dërguar presidentit dhe kryeministrit. Pacollin e përshëndet me “sinqerisht” kurse Thaçin me “vëllezërisht”.
TELEGRAMET E PLOTA
Për: Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaci
I nderuari z. Kryeministër,
Ndërtimi i institucioneve funksionale është prioritet dhe interes strategjik i formësisimit të shtetësisë së Kosovës.
Zgjedhja juaj në krye të Qeverisë së Kosovës dhe sfidat që ju presin në ushtrimin e kësaj detyre me përgjegjësi janë përballja me të cilën, e them me shumë siguri, Ju do të dini të ballafaqoheni me sukses.
Duke ju uruar për përgjegjësinë e madhe me të cilën Ju veshi vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, më lejoni t’ua përcjell edhe urimet e përgëzimet e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kosava stabile, Kosova demokratike, Kosova me institucione funksionale, Kosova me orientim të qartë evro-atlantik është alternativë e vetme dhe garancia më e fuqishme për paqe stabilitet dhe perspektivë të mbarë rajonit tonë.
Urime zoti Kryeministër,
Vëllezërisht, Ali Ahmeti Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
Për: Kryetarin e Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli
I nderuari z. President,
Ndërtimi i institucioneve funksionale është prioritet dhe interes strategjik i formësisimit të shtetësisë së Kosovës.
Zgjedhja juaj në krye të shtetit të Kosovës dhe përgjegjësitë që ju presin në ushtrimin e kësaj detyre madhore, janë përballje me të cilën Ju do të dini të ballafaqoheni me sukses.
Shteti i Kosovës, jam i bindur se do të vazhdojë politikën e fqinjësisë së mire, integrimit rajonal dhe atij europian.
Ju uroj shëndet dhe suksese juve dhe Shtetit të Kosovës!
Sinqerisht, Ali Ahmeti Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim/zhurnal