Alkena Dërvishaj “me” apo pa të drejtë lëshoi shtëpinë e Big Brother Albania, duke lënë në gjysmë ”lojën” e cila u pëlqye nga audienca e gjërë, dhe absolutisht u cilësua si dalje e papritur nga gjithë ata që e shikuan me admirim, dhe e votuan gjatë gjithë kohës.
Alkena sot po shijon ditë të jashtëzakonshme, po përjeton befasitë e çdo ditshme nga të afërmit, shoqëria dhe fansat e shumtë, të cilët komentojnë qëndrimin e saj në Big Brother, ballafaqimin me banorët, dhe gjithçka tjetër çfarë favoritja e tyre arriti me shumë sukses të pasqyron përmes personalitetit dhe karakterit të saj të fortë.
Alkena Dërvishaj, të cilën ne po e quajmë realistja e Big Brother Albania, ekskluzivisht për Portalin Zhurnal, rrëfen shumëçka për mundësin e shkëlqyer dhe përvojën që ja ofroj ky reality show.
Zhurnal: Alkena mirë se erdhe në botën realë, pran familjes, miqve, dhe larg kamerave vëzhguese?
Alkena Dervishaj: Mirë se ju gjeta, larg kamerave të cilat më ishin bërë pjesë e jetës atje, por afër realitetit që nuk ndryshoi asnjëherë në mua as atje.
Zhurnal: Alkena, për më tepër se dy muaj ishit pjesë e “Big Brother Albania”. Cilat janë favoret që ju solli të qenit pjesë e këtij realit show?
Alkena Dervishaj: Mendimet e mia u dëgjuan, bile edhe u pëlqyen e u kritikuan nga opinioni, ky është më shumë se favor, është pikërisht ajo që më duhej.
Zhurnal: Sa është e vështirë të përshkruhet me fjalë te qenit e izoluar dhe nën vëzhgimin e kamerave, për gjithë këtë periudhë?
Alkena Dervishaj: Nuk e quaj vështirësi, është një sfidë dhe matje që mund ti bësh vetës duke qenë e vëzhguar dhe e privuar nga privatësia, është shumë e bukur.
Zhurnal: Cilat ishte arsyeja e konkurrimit tuaj në Big Brother?
Alkena Dervishaj: Nga më të ndryshmet, doja që një personalitet si i imi të shpaloset dhe të konsumohet nga publiku, të vlerësohet apo edhe dënohet, është kureshtja që i shtynë të gjithë !
Zhurnal: A kishit strategji të caktuar para hyrjes në Big Brother, dhe sa u zbatua ajo në realitet?
Alkena Dervishaj: Jo, origjinaliteti im edhe u vu re nga masa, strategjitë e humbin personin që do ta tregosh, strategjitë larg asaj që jam, nuk ecin bashkë me parimet e mia...
Zhurnal: Sa gjete gjuhë të përbashkët me banorët, dhe në cilat aspekte dallonte personaliteti juaj nga ata?
Alkena Dervishaj: Gjeta gjuhë të përbashkët me shumicën, dallimi u vu re në disa pika dhe ato theksuan personalitetin tim dhe e ritheksojnë edhe tash pas daljes time.
Zhurnal: Një ndër qëllimet e juaja ishte, që në këtë edicion Kosova të ketë prezantim më dinjitoz. A mendoni se ja keni arritur qëllimit?
Alkena Dervishaj: Aty nuk prezantohen shtete, por individ, është e vërtetë që një individ mund të prekë shumë shtresa shoqërore dhe ata të bashkohen në mendime. Qëllimit ja arrita që të përfaqësoj veten ashtu si desha unë.
Zhurnal: Cili ishte çasti më i lumtur por edhe emocionues, dhe cili ai që ndoshta ju ka bërë të ndiheni jo mirë dhe e mërzitur, gjatë qëndrimit në Big Brother Albania?
Alkena Dervishaj: Ishte surpriza që mu bë me aktorin e madh Enver Petrovcin dhe ndarja e poezisë, kjo më qoi deri tek lotët dhe gëzimi i papërshkrueshëm.
Zhurnal: Jeni shquar për nacionalizëm, përderisa si në show-në e së shtunës e poashtu nga komentues të ndryshëm është cilësuar se ky nacionalizëm ka qenë paksa i tepruar. Cili është komenti juaj në këtë aspekt?
Alkena Dervishaj: Jam shquar edhe për gjëra tjera, por qëndrimet e mia atdhetare morën jehonë më të madhe, jam e lumtur për këtë, asnjëherë nuk ishte i tepruar, ta duash vendin nuk e quaj të tepërt por të duhur.
Zhurnal: A mund të thuhet se çështja e nacionalizmit, dhe e ashtuquajtur “kripa greke” ju kanë nxjerr para kohe nga “Big Brother”?
Alkena Dervishaj: Kripa është bërë klishe, ishte gjesti ai që kishte rëndësi, t'i bësh embargo një shteti që punon në dëm të shtetit tim nuk e besoj të më ketë larguar nga Big Brother, të paktën shpresoj që jo.
Zhurnal: Brenda shtëpisë keni zbuluar shumë gjëra të cilat më herët nuk i ka ditur as familja dhe më të afërmit tuaj. Si dhe pse i zbuluat ato?
Alkena Dervishaj: Asgjë nuk ka qenë e re për familjen ose për rrethin nga ajo që kanë pa në mua brenda shtëpisë së Big Brother.
Zhurnal: Keni zbuluar se keni të dashur. Sa ju ka përkrahur ai për të hyrë në Big Brother?
Alkena Dervishaj: Nuk kam te dashur ishte keqkuptim i mediave mbase.
Zhurnal: A e keni pritur daljen, tani, meqenëse publiku ka qenë i sigurt se ju do jeni pjesë e finales së madhe?
Alkena Dervishaj: Mjafton që një pjesë e publikut të jetë i kënaqur me mua dhe të më përkrahë duke më quajtur edhe finaliste apo fituese morale. Dalja është absolute për të gjithë... E mora si shumë normale.
Zhurnal: Si i cilëson tani banorët që kanë mbetur brenda, sa janë konkurrent të denjë?
Alkena Dervishaj: Besoj që ka një arsye apo një karakteristikë të mjaftueshme për të gjithë që janë aty dhe që pretendojnë drejt finales.
Zhurnal: Jeni cilësuar si vajzë inteligjente, e afërt me banorët dhe mjaft e përmbajtur. Sa e ke pasur të vështirë të ja dalësh me gjithë ato karaktere ku të gjithë pothuajse e kishit një mision?
Alkena Dervishaj: Ishte sfidë dhe desha me të gjitha forcat që të ja arrijë të jem e respektuar dhe nivelizuar lartë, nuk desha armiq dhe nuk besoj të kem krijuar.
Zhurnal: Sa mendoni do kesh shoqëri në të ardhmen me banorët, dhe kënd nga ata e ke më afër zemre?
Alkena Dervishaj: Me shumicën jam e bindur që do vazhdojë shoqëria dhe afrimiteti, më afër zemrës e kisha dhe e kam Neden e Almen.
Zhurnal: Cilat ishin komentet pas daljes suaj nga Big Brother?
Alkena Dervishaj: Me rëndësi është që kishte komente i bije që isha dëgjuar dhe shikuar... Një pjesë e madhe e tyre ishin në favor të asaj që kam kërkuar të krijoj.
Zhurnal: Përjetuat ndonjë befasi apo diçka ngjashëm nga të afërmit, shoqëria, apo edhe fansat tuaj pas daljes nga Big Brother Albania?
Alkena Dervishaj: Akoma vazhdoj të befasohem çdo ditë nga puqja e personalitetit tim me një shumicë të konsiderueshme dhe ndarja e mendimeve të njëjta.
Zhurnal: Për çfarë u kishte marr malli masë shumti gjatë qëndrimit brenda shtëpisë?
Alkena Dervishaj: Për gjithçka, jashtë kisha lënë gjërat më të rëndësishme familjen, shoqërinë dhe shkollën.
Zhurnal: Tani si po ju duket kthimi në jetë normale?
Alkena Dervishaj: Nuk është kthim është vazhdim, edhe aty brenda isha më se normale dhe vazhdova ashtu deri në dalje dhe vazhdoj edhe tash.
Zhurnal: Cilat janë planet e Alkenës, sa mendoni ju ka hapur rrugë kjo sfidë?
Alkena Dervishaj: Big Brother besoj te ketë zbuluar personin tim në masë më të gjërë, kjo e ka bërë Alkenen më të pëlqyer ose jo pëlqyer.
Zhurnal: Alkena një porosi, apo diçka që keni për t’ju thënë publikut dhe gjithë atyre të cilët ju përkrahën dhe ju votuan pa u kursyer?
Alkena Dervishaj: Shpresoj të mos ju kem zhgënjyer asnjëherë, faleminderit që u pajtuat me idetë e mia dhe i shpërblyet ato me votimin për qëndrimin tim në shtëpi.
Zhurnal: Alkena faleminderit për intervistën, shëndet dhe shumë suksese në planet tuaja?
Alkena Dervishaj: Ishte kënaqësi, faleminderit juve për interesimin./zhurnal