e martë, 1 shkurt 2011

Basha: 21 Janari, me rënien e muzgut, do të përdoreshin kallashnikovë

“Eshtë e çuditshme se përse prokuroria nuk e hap si çështje rrethimin dhe dhunën e ushtruar ndaj institucioneve nga demonstruesit”.

Me një përgjigje të tillë, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit, se përse organi i akuzës nuk po heton dhunën ndaj Këshillit të Ministrave.



Ndërsa në lidhje me figurën e Presidentit të Republikës, ai tha se e ka informuar deri në detaje me gjithçka ndodhi atë ditë.

Nga ana tjetër, i pyetur mbi informacionet e marra nga shërbimet inteligjente mbi atë që do ndodhte në 21 Janar, ministri i Brendshëm sqaroi se policia ka mbledhur të dhëna, të cilat kanë qenë të detajuara, mbi mundësinë reale të përdorimit të dhunës atë ditë.

“Ministria e Brendshme nuk ka shërbim inteligjent, por vetëm Shërbim të Kontrollit të Brendshëm.

SHISH nuk na solli asnjë informacion’, tha ai.

Duke shtuar se ajo që i mbetet këtij komisioni hetimor parlamentar është të vërtetojë nëse gjithçka ndodhi në 21 Janar ishte e rastësishme apo ishte një seri e llogaritur mirë veprimesh dhe masash.

Më tej, ai tha se ishte edhe plani që me rënien e muzgut, do të përdoreshin kallashnikovë, për të rrëzuar Këshillin e Ministrave, çka do presupozonte edhe rënien e shtetit/yp
shko