TopLajm e dinte që "ska sen" prej pagave te Janarit. Kemi njoftuar qysh dje se bankat nuk kane pranuar lista te reja per pagat. Vetem sot, Qeveria e Kosoves vetem sonte e pau te rruges te dal permes nje komunikate dhe te jap sqarim se kete muaj ska paga me rritje.
"Vonesa në zbatimin e këtij vendimi vjen si pasojë e zgjatjes së paparashikuar të procesit zgjedhor dhe vonesës së konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përkundër kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës i siguron të gjithë punëtorët e sektorëve përkatës që kanë përfituar nga rritja e pagave se vendimi për rritje do të realizohet me prioritet dhe në mënyrë retroaktive nga data 1 Janar 2011.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se respektimi i të gjitha procedurave ligjore për zbatimin e këtij vendimi shtetëror është mënyra më e mirë për të siguruar një rritje të qëndrueshme të pagave dhe të mirëqenies qytetare." thuhet ne komunikaten e Qeverise.
Pse komunikate, kur premtimi per rritje pagash behej publikisht dhe ballehapur. Kryeministri ne shkarkim, i cili eshte edhe fitues i zgjedhjeve te fundit, Hashim Thaci nuk iu duk e rruges qe te del dhe ti sqaroj keta rreshta para opinionit.
Nderkombetaret e kane pritur lajmin per mos rritjen e pagave.
Nëpërmjet të Ngarakurit me Punë, Michael Murphy Ambasada e SHBA-së ka përshendetur vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për rritjen e pagave.
“ Mirëpresim vendimin e Kryeministrit në largim Thaçi, që deri në aprovimin e buxhetit për vitin 2011 nga ana e Kuvendit, të shtyj pagesat për pagat e ngritura sipas vendimit të aprovuar të Qeverisë. Vendimi i Kryeministrit në largim, tregon respekt ndaj sundimit të ligjit dhe rendit Kushtetues të Kosovës. Nga udhëheqësia kërkohen vendime të rënda. Sot, Kryeministri në largim, tregoi se Kosova vë në rend të parë qeverisjen e mirë. Ky ishte vendim i mirë.”, thuhet në një njoftim./toplajm