Në një artikull të botuar sot në “The Sun”, mësohet se dhelpra ishte ngjitur vetëm deri në katin e 72-të, i ndodhur në mbi 300 metra nga toka, atje ku vetëm punëtorë të specializuar mund të arrijnë dhe përtej lartësisë së arritshme nga zogjtë e zakonshëm të qytetit.
Sipas ekspertëve, ekzemplari është në muajt e parë të jetës dhe mungesa e përvojës jetësore duhet të ketë bërë që të humbë rrugën.
Nga frika e njerëzve në një qytet të madh si Londra, ajo gjeti strehim në vendin më të lartë të qytetit, shumë larg trafikut dhe rrugëve të mbushura plot.
Besohet se ajo mund të ishte duke u mbajtur nga ndonjë banor i Londrës si një kafshë shtëpiake. Shërbimet e mbrojtjes së kafshëve u lajmëruan dhe pasi vunë në gjumë gjitarin, e zbritën në tokë pa dëmtime./tch