"Nuk jam kandidat për president”, thotë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, një ditë pasi emri i tij është përmendur si një kundër-kandidat i mundshëm i Behxhet Pacollit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Isufi nuk përjashton mundësinë që nga AAK-ja, apo edhe nga vetë opozita, të ketë një kandidat që do të sfidonte kandidaturën e Pacollit.
“Nuk është e vërtetë, më shumë është spekulim. Ka të bëjë me interesim të mediave dhe qarqeve të caktuara, që unë nuk e di. Me mua nuk ka biseduar askush në këtë drejtim”, ka thënë Isufi./rel