e diel, 20 shkurt 2011

Jeremiqi se harron zakonin. Në fushatë kundër njohjeve të reja të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq konfirmoi sonte për RTS se më 23 mars në Beograd do të qëndrojë kryeministri rus Vlladimir Putin dhe paralajmëroi se deri në fund të qershorit edhe presidenti serb do të shkojë për vizitë në Moskë, ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për partneritet strategjik ndërmjet këtyre dy vendeve.Pasi tha se Serbia do të vazhdojë të insistojë për krijimin e një trupi të OKB-së për hetimin e pohimeve të Dick Martyt për tregti me organe të njerëzve në Kosovë, shtoi se së shpejti, javën e ardshme do të vizitojë Singaporin, Vietnamin, Brunein dhe Indonezinë, ku temë kryesore e bisedimeve të tij do të jetë Kosova, sepse, si tha ai, “po pason vala e re e presioneve anembanë botës për njohjen e pavarësisë së saj”./kn
shko