e diel, 20 shkurt 2011

Putin-Serbise: Mos gaboni te hyni ne NATO!

Puna kryesore që kryeministri rus Vlladimir Putin duhet ta bëjë në Beograd, që është paralajmëruar për 23 mars, është të kërkojë nga Serbia që të mos hyjë në NATO.

Kjo është një situatë shumë e volitshme për Serbinë sepse kësisoj fitojmë rastin t’i tregojmë Perëndimit që edhe fuqia tjetër po interesohet për ne, ndërsa, në anën tjetër, të marrim vendim që do t’i tregojë BE-së se jemi të pavarur, që udhëheqim politkë në interes të Serbisë dhe në të cilën nuk asgjë kundërperëndimore e as kundërlindore, tha për gazetën Blic ish diplomati serb, Radosllav Stojanoviq. Vizita e Putinit po ndodh në momentin e njërës prej krizave politike më serioze në periudhën e fundit, andaj shumë analistë kanë vlerësuar se prapa vizitës qëndron plani i Rusisë për të zgjeruar e thelluar ndikimin e vet në Serbi, në momentin kur vendosmëria e elitës politike dhe besimi i qytetarëve në perspektivën evropiane është luhatur./kn
shko