e diel, 27 shkurt 2011

Kroacia arreston Kosovarin e kërkuar

Policia në Aeroportin e Zagrebit e ka arrestuar kosovarin më të famshëm për shkeljen e ligjit në këtë vend, Januz Dervishi. Ai po kthehej nga Kosova, kur policia e ka ndarë nga pjesa tjetër e pasagjerëve dhe i ka treguar se është nën arrest.

Dervishi ishte mbajtur në paraburgim e më pas ishte liruar për transportim të 6 kilogramëve heroinë nga Republika Çeke në Itali dhe me siguri nuk priste të gjendej nën pranga kaq shpejt, raporton gazeta Vecernji List. Drejtësia kroate e do Dervishin edhe për lidhje të kontratave të paligjshme, ndërkohë që pret të tjera dëshmi nga Italia për trafikun e drogës.
shko