e shtunë, 19 shkurt 2011

Pep, ‘the knock-out loser’ si mysafir!

Që kur ka marrë drejtimin e Barcelonës në vitin 2008, trajneri Pep Guardiola ka pasur suksese të mëdha, duke thyer edhe shumë rekorde, por jo gjithçka ka shkuar si duhet. Statistikat thonë se në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, Barça nuk ka fituar asnjë ndeshje si mysafire nën drejtimin e Guardiolës. Duke marrë inspirim nga humbja e
fundit nga Arsenali 2:1, kujtojmë edhe ndeshjet e kaluara në të cilat Barça ose humbi ose barazoi. Më 24 shkurt të vitit 2009, kur Barça takohej me Lyonin në 1/8 e finales, stadiumi ‘Stade Gerland’, ishte shumë i fortë për Barçën dhe nuk u arrit më shumë se një barazim 1:1. Por, ndeshja e kthimit ishte ndryshe, Barça fitoi 5:2, duke shkuar më tej.
14 prill, ‘Blaugranët’ ballafaqohen me Bayern Munichun në ‘Allianz Arena’ në çerekfinale dhe takimi përfundoi me një barazim 1:1, kurse ndeshja e kthimit 4:0 për Barçën. Ndërkohë vjen ndeshja tjetër e atij viti, 6 maj 2009, stadiumi ‘Stamford Bridge’, ndeshja kthyese Chelsea-Barcelona në gjysmëfinale. Të dyja skuadrat vinin pas një barazimi 0:0 pa gola në ‘Camp Nou’, ndërsa në ndeshjen e dytë një barazim 1:1, me një gol të Iniestës në minutën e fundit të ndeshjes, i cili ia ka mundësuar Barçës të shkojë tutje. 23 shkurt 2010, ‘Mercedes Benz Arena’, Shtuttgart-Barcelona 1:1.

Ndërkohë në ndeshjen e kthimit ‘Blaugranët’ fitojnë 4:0 për të shkuar tutje. 31 mars 2010, ishte stadiumi ‘Emirates’ mirëpritës i Guardiolës me djelmoshat e tij, i cili edhe këtë herë nuk arriti të bënte më shumë se një barazim 2:2. Ndeshja e kthimit përfundoi 4:1 për Barçën, duke shkuar në gjysmëfinale. Dhe vjen koha për ta përjetuar humbjen. 20 prill, stadiumi ‘Guissepe Meazza’ në Milano, Barcelona mundet nga Interi me rezultat 3:1. Dhe ishte kjo hera e parë kur Barça edhe eliminohet nga Liga e Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit nuk mundi të shënonte më shumë se një gol. Dhe në fund, ndeshja e 16 shkurtit në ‘Emirates’, kur Arsenali mundi Barcelonën 2:1, duke e bërë kështu Guardiolën si trajnerin, i cili nuk ka fituar asnjë ndeshje si mysafir në fazën e eliminimit, që kur ka marrë drejtimin e Barcelonës./topLajm
shko