e mërkurë, 16 shkurt 2011

Ramush Tahiri, fiton garën. Udhëheq bisedimet?

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë në ekzil, politikologu Ramush Tahiri është zgjedhur drejtori i Departamentit për Çështje Rajonale, dhe me këtë rast, ai mund të jetë kryenegociatori kosovar në bisedimet teknike Kosovë-Serbi.

Tahiri është zgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të MPJ-së, si
kandidati më serioz në mesin e gjashtë kandidatëve që kanë konkurruar në MPJ.
Në një njoftim të këtij komisionin thuhet se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit, është ardhur në përfundim se Tahiri me 87.2 pikë, është kandidati më i preferuar.

Sipas këtij njoftimi, procedura e rekrutimit përfundon zyrtarisht pas nënshkrimit të aktit të emërimit nga udhëheqësi më i lartë administrativ i MPJ-së, për kandidatin e suksesshëm në këtë rast Ramush Tahiri.

Nga ana tjetër, vetë Tahiri të martën nuk ka mundur ta konfirmojë nëse është pranuar në këtë post.
Megjithatë, Lulëzim Mjeku, drejtor i përgjithshëm në MPJ, ka thënë se ende është faza finale pritet akoma të bëhen edhe disa formalitete.

Duke iu referuar të dhënave në Serbi, i njëjti departament do t’i kryesojë bisedimet teknike Kosovë-Serbi. Qeveria e Serbisë ka njoftuar më herët se shef të ekipit në bisedimet teknike me Kosovën është emëruar drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Borisllav Stefanoviq, ndërsa, zëvendës i tij është Vlladan Joviçiq nga Ministria për Kosovë./zeri
shko