e mërkurë, 16 shkurt 2011

Ronaldinho: Ronaldo ka qenë idoli im

Faleminderit për të gjitha këto vite, ka shkruar Iniesta në Tëitter, kurse Ferdinand ka shkruar “do të tregojmë respekt me një minutë heshjte”. 

Largimi i Ronaldos ka shkaktuar trazira te shumë futbollistë, kurse në veçanti te Ronaldinho. Kanë qenë ndër shokët më të ngushtë, kurse edhe pse Ronaldo është vetëm 4 vite më i vjetër, ai ka qenë idol i Ronaldinhos. 

“Ai ka qenë idoli im, inspirimi im. E falënderoj atë, Brazili ka qenë i njohur edhe në Evropë. Ende nuk e kam të qartë pse ka ikur. Kjo më çmendë”, tha Ronaldinho. 

Së bashku kanë fituar Kupën e Botës në vitin 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut. Kur Ronaldo ishte në kulmin e karrierës, kurse Ronaldinho kishte marrë energji dhe inspirim për sukseset e mëtutjeshme. Kanë qenë dhe kanë mbetur miq dhe shokë të mëdhenj, kurse nga e hëna asgjë nuk është e njëjtë në botën e futbollit. Si do të jetë kur do të largohet edhe legjenda tjetër braziliane, Ronaldinho./zhurnal
shko