e diel, 20 shkurt 2011

Sigal Prishtina fitoi derbin me Bambin

Qendra Blerim Mazreku ka realizuar 41 pikë për të udhëhequr Sigal Prishtinën drejt fitores kundër Bambit me rezultatin 92:73. Ndeshja derbi e javës së parë të edicionit pranveror të BKT Superligës së Kosovës në basketboll u zhvillua të dielën në palestrën "Minatori" në Mitrovicë. 

Me këtë fitore kampionia në fuqi, Prishtina ka ruajtur pozitën e parë. Në 15 ndeshje ka mbledhur 29 pikë, vetëm një më shumë se Bambi, që mbetet në pozitën e dytë. 

Blerim Mazreku skuadrës prishtinase iu bashkua muajin e kaluar. Ai të dielën në derbin e javës së 15-të dominoi plotësisht përballë qendrave të skuadrës nga veriu i Mitrovicës. Përveç 41 pikëve, reprezentuesi i Kosovës, shtoi edhe tetë kërcime./kn
shko