e martë, 15 shkurt 2011

Vesa Luma i kthehet Tiranës për 'Dancing with the stars'

E ka provuar qëndrimin e gjatë në Tiranë, kur ka konkurruar në “Ethet e së premtes mbrëma”. 
Ato ‘ethe’ po afrojnë sërish pranë saj. Vesa Luma do të jetojë edhe njëherë në Tiranë. 

Qëllimi i radhës, konkursi i vallëzimit “Dancing with the stars”. Që tani është e emocionuar, por ndërkohë shprehet se do t’i mungojë shumë familja. 

“I vetmi shqetësim që kam është familja. Kohët e fundit jam lidhur shumë me ta dhe preokupohem për çdo gjë, ndoshta edhe më shumë sesa duhet”, tregon këngëtarja per ''Mapo''. 

Do të jetë në Tiranë sot, 15 shkurt, kohë kur edhe nisin zyrtarisht provat për edicionin e dytë të këtij kompeticioni./zhurnal 
shko