e martë, 15 shkurt 2011

Negociata të tensionuara të Ahtisaarit me serbët

Kabllograme amerikane të konfidencialitetit të lartë amerikane, të cilat i publikoi WikiLeaks, tregojnë se administrate amerikane ka pasur mendim të lartë rreth Martti Ahtisaarit, të dërguarit të posaçëm të OKB për Kosovë, shkruar gazeta finlandeze Helsingin Sanomat.


Në këto dokumente të dërguara më 15 nëntor të vitit 2006 nga ambasada amerikane në Vjen për në Washington, thuhet se Ahtisaari është munduar së tepërmi të ndryshojë situatën në Kosovë.


Pjesa më e madhe e porosive ka të bëjë me Kosovën, ku thuhet se vetë Ahtisaari, në një depeshe, ka deklaruar se ndjehet si “gjysmëamerikan”, sepse ka jetuar në New York prej vitit 1977 e deri në vitin 1991.


“Washingtoni kishte besim të madh te Ahtisaari. Kur negociatat rreth Kosovës ishin duke përfunduar në vitin 2006, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vënë atë në listën e njerëzve që i janë dërguar porosi të rëndësishme”, shkruan Helsingin Sanomat.
Sipas kësaj gazete, në 90 dokumente rreth Kosovës potencohet se do t’i lejohet që Ahtisaari të ketë qasje në këto to.


Sipas vlerësime amerikane, Ahtisaari ka qenë negociues i ashpër, ndërsa depeshe e përshkruan si “person që nuk ka qime në gjuhë” apo si negociator që ka pasur shprehi të mbështesë për muri bashkëbiseduesit gjatë negociatave.
Në këto dokumente thuhet se ka pasur momente tensionuese ndërmjet Ahtisaarit dhe serbëve, për të cilët humbja e Kosovë ka qenë e dhimbshme.


Sipas këtyre dokumenteve të dërguara në Washington nga ambasada në Vjenë, thuhet se Rusia nuk ka qenë në anën e Ahtisaarit dhe e kundërta. Ahtisaari më një rast ka thënë se, sipas mendimit të tij, Vladimir Putin frikësohet nga “ngushtimi i botës ortodokse” dhe krijimit të “shteti të vogël mysliman në Ballkan”. /Telegrafi
shko