Në 41 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, skuqet rektori i tij, Mujë Rugova. Teksa po fliste në njërën prej sallave soleme të universitetit për të bëmat e universitetit, Rugova është vënë në siklet. Aktivistë-studentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë brenda duke e gjuajtur me ngjyrë të kuqe rektorin Mujë Rugova.
“Duhet të të vi turp për gjendjen që e keni sjell Universitetin” ka qenë thirrja e aktivistëve të cilët e kanë gjuajtur me ngjyrë, por pa i shkaktuar lëndime rektorit Mujë Rugova. Më pas, disa aktivistë të saj janë larguar por janë rrahur jashtë objektit nga disa persona të panjohur. /indeksonline