e enjte, 3 mars 2011

Babai i Arid Ukes iu kërkon falje SHBA-ve

Mediat botërore vazhdojnë të raportojnë për ngjarjen tragjiike. Tashmë që 21 vjeçari është në burg, familjarët e tij janë vënë në shënjestër të medias. Në intervistën që transmeton Reuters, babai
i Aridit ka thënë të jetë shokuar nga ngjarja me të mësuar se djali i tij është autori i tragjedisë. 
"Jam ende në shok. Nuk mund ta besoj çfarë ka ndodhur", ka thënë Murat Uka. "Më vjen me të vërtet keq për atë që ka ndodhur", ka vazhduar ai. 
"I shprehi ngushëllimet e mija të thella, popullit amerikan dhe u kërkoj falje shqiptarëve. Populli amerikan është miku më i mirë i atij shqiptar", ka përfunduar Murati, babai i Aridit./io
shko