e mërkurë, 2 mars 2011

Gjendet i vdekur në tavanin e shtëpisë së vet

Një 56 vjeçar, me përkatësi etnike serbe, është gjetur i vdekur në tavanin e shtëpisë së vet, në fashtain Grabofcë të komunës së Zveçanit. Sipas policisë, rreth orës 8 , njësisë patrulluese të
stacionit Zveçan, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, kanë reaguar në fshatin Grabovc, lidhur me një rast të raportuar të gjetjes së një trupi të pajetë të një mashkulli 56 vjeçar. 


Anëtarët e familjes së viktimës i thanë policisë se atë e kishin gjetur pa shenja jete mbi kulmin e shtëpisë së tij. Mjeku kujdestar i Shtëpisë së shëndetit, i cili ka dalë në vend të ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Nuk janë identifikuar gjurmë apo çfarëdo shenja dhune mbi viktimën, ka thënë policia në Mitrovicë. Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policorë në vend të ngjarjes, rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa besohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale, pasi viktima për një kohë të gjatë po vuante nga sëmundja e zemrës.


Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë familjarët e viktimës, të cilët nuk adresojnë bazë të dyshimit mbi vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit publik të Prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, trupi i pajetë i viktimës M. Zhivkoviq (1955) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetuesit policorë të sektorit të krimeve të rënda në Mitrovicë janë në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjekoligjorë mbi shkaktarin e vdekjes./kn
shko