Facebook, të martën, lëshoi një plaftormë të re të komentimit, por ndërmarrja nuk shpjegoi mjaft shumë për publikun. Dan Rose, zëvendëskryetari i rrjetit Facebook për mardhëniet dhe plaftormën e tregut, i cili foli në konferencën Webtrends Engage në San Francisco shpjegon më shumë lidhur me këtë.
Në videon e mëposhtme, Rose shpjegon qartas se çfarë do të jetë ndryshimi me shtesën e komenteve. Pikë së pari, shokët e rëndësishëm në grafikun shoqëror tuaj do të shfaqen si më të shquar. Dhe së dyti, shtesa për komente do të lejojë komentet e bëra nga ju në një uebfaqe ose në një faqe të lajmeve që të paraqiten së pari në profilin tuaj në Facebook./topLajm