e premte, 4 mars 2011

Gjermania e interesuar për sukses të dialogut Kosovë-Serbi


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Nicolaus Graf Lammbsdorff. Me këtë rast ata diskutuan për gjendjen politike në vend, pas formimit të institucioneve të reja, dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe për perspektivën euro-atlantike e Kosovës.
\Kryeministri Thaçi shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha periudhat dhe theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të fuqizohen në të gjitha aspektet.

Duke folur lidhur me përgatitjet për fillimin e dialogut teknik me Serbinë, kryeministri Thaçi shprehu përkushtimin e Kosovës për zhvillimin e këtij dialogu teknik, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy shteteve, i bindur se kjo frymë e bashkëpunimit do ta përmbyllë suksesshëm procesin e integrimeve europiane të të gjitha vendeve të rajonit
.
Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Nicolaus Graf Lammbsdorff shprehi besimin e plotë në vizionin dhe punën e Qeverisë së Kosovës për implementimin e të gjitha standardeve të integrimit dhe zhvillimit. Po ashtu në takim ai ka ritheksuar mbështetjen e Qeverisë gjermane për fillimin e dialogut teknik mes Kosovës e Serbisë, si një nga faktorët determinues për të dyja vendet për perspektivën europiane./kn

shko