e premte, 4 mars 2011

Rasti Medicus, hedhen poshtë akuzat për trafikim

Pemes nje komunikate per media, Eulexi ka bere te ditur se Konfirmohet aktakuza kundër: Lufti Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini dhe Ilir Rrecaj lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës ose detyrës zyrtare, ne rastin e ashtuquajtur Medikus

Nga aktakuza hidhen poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar. Prokuroria tha se do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.


Aktakuza i është kthyer pjesërisht prokurorit ashtu që ai t’i specifikojë disa hollësi faktike lidhur me dy të pandehur të tjerë, si dhe lidhur me një akuzë shtesë për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore./toplajm

shko