e martë, 1 mars 2011

Mirjeta: S’dua Çmimin e Madh, por të jem finaliste

Biseda mes Mirjetës dhe Klodit vazhdon edhe për disa minuta. Ato tashmë flasin për qëndrimin brenda Shtëpisë së Big Brother. Mirjeta shprehet se nuk i intereson nëse e fiton apo jo Çmimin e
Madh, por do të dëshironte shumë që të ishte një ndër finalistët e Big Brother 4. Të njëjtën dëshirë shpreh edhe Klodi. 

Alma, bashkë me djemtë e tjerë, Shkëlqimin, Ergysin, Marielin dhe Petritin, bëjnë planet për dasmën e saj. Ajo thotë se e ka vendosur që shoqëruesi i saj në altar do të jetë Marieli, ndërsa djemtë e tjerët do të jenë shoqërues të shoqërueseve të saj. Alma shprehet se do t’i pëlqente që të shkonte nuse me kalë të bardhë. 

Klodi, gjatë bisedës me Mirjetën shprehet se do t’i pëlqentë shumë që të përjetonte emocionet e ditës së dasmës. Ajo thotë se nuk mund të durojë dot që të martohet me dikë edhe më pas të ndahet. Mirjeta i shpjegon se kjo gjë mund t’i ndodhë kujtdo, por sipas saj, edhe një lidhje e gjatë me një person, është njësoj si fejesa. 

Neda tregon se ka parë një ëndërr me Ogrenin, sikur po shkonin tek xhaxhai i tij, por nuk preferon të tregojë vazhdimin e saj. Mirjeta i thotë se ajo ndihet e lumtur me Ogrenin dhe bën plane më mendjen e saj, prandaj shikon ato lloj ëndrrash.
shko