e premte, 4 mars 2011

Nick Alden ushtari amerikan që u vra në Frankfurt

Nick Alden, 25 vjeç është njëri nga ushtarët amerikan të vrarë të mërkurën nga 21 vjeçari Arid Uka në Aeroportin e Frankfurtit.

 Familja e Nick jeton në Karolinën e Jugut, ndërsa ai u rrit më parë në Warren Township. Nick Alden ishte një familjar i mirë dhe një djalë i butë, i cili la pas gruan e tij Trish me dy fëmijët: Vajzën 3 vjeçare Lilly dhe djalin 1 vjeçar William.

Joe Alden, vëllai i Nick-ut të ndjerë thekson se familja e tij ishte krenuar me djalin e tyre që po merrte pjesë në misionet ushtarake të vendit të tij. Nick kohë më parë kishte shërbyer në Irak, ndërsa tani pritej transferimi i tij në Afganistan.

Joe Alden thotë se do të udhëtojë  Karolinën e Jugut për të sjellë kufomën e vëllait të tij në vendlindje, për ta varrosur./topLajm


shko