e hënë, 6 shtator 2010

Maqedonia ndan tre cmime "Nena Tereze"

RAJONI: Sllavistit amerikan dr. Viktor Fridman, diplomatit dr. Sërgjan kerim dhe skulptorit Tome Serafimovski sot, në ditën vdekjes së Nënës Terezë, do t'u ndahet çmimi "Encilikë për humanizmin e Nënës Terezë" që e ndan asociacioni qytetar "Shkupjania Nëna Terezë".

Në solemnitetin e rastit fjalim do të ketë edhe kryetari i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise, Gjorgji Stardelov.
Trifun Kostovski, ish-kryebashkiak i Shkupit, do t'i promovojë monografinë "Të jeni të bekuar - lutje dhe porosi të Nënës Terezë" dhe filmin "Nëpër rrugët e Shkupit nga rinia e Gonxhe Bojaxhiut-Të lumturuarës Nënës Terezë nga Kalkuta", e autorit Stojan Trençevski.
Statueta për humanizën "E lumturuara Nëna terezë" do t'u ndahen prof.dr. Sashko Kedevit, fitues i Mont Everestit, maratonistit Igor Dimovski, i cili paradokohe e notoi La Manshin, duetit muzikor Mehmeti-Starova, olimpistit Branimir Jovanovskit, Lajons klubit "Shën Pantelejmoni" etj.
Me rastin e 100-vjetorit nga lindja e humanistes së madhe dhe nobelistet për paqe Nëna terezë këtë vit realizohen 100 aksione, manisfetime dhe shenjtërime.
Agnesa Gonxhe Bojaxhiu - e lumturuara Nëna Terezë, themeluese e rendit Misionarë të mëshirës, është lindur në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910. Në vitin 1979 e fitoi Çmimin Nobel për paqe për veprimtarinë jashtëzakonisht të zgjeruar në ndihmimin e të sëmurëve, fatkeqëve të palumtërve në gjithë botën. Nëna terezë vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë
shko