Shikimi në pasqyrë, vetëm sa ju nxjerr në pah rrudhat tuaja në ballë. Nuk e pëlqeni vetveten, por ky është rasti me 97 për qind të femrave. Në të vërtetë, femrat çdo ditë mendojnë për mangësitë e tyre.Studimi i revistës "Glamour" ka përfshirë 300 femra dhe ka zbuluar se disa femra kanë më shumë se 100 mendime negative në lidhje me pamjen e tyre dhe formën e trupit. Një femër mesatare së paku 13 herë mendon diçka negative në trupin e saj dhe atë gati çdo orë.
“Në kohët e sotme është bërë gati normale që secila të jetë e pakënaqur me pamjen e saj, ndërsa edhe kur një femër të deklarojë se është e kënaqur, të gjithë do ta shikoni të habitur. Është shumë më e pranuar të keni qëndrim negativ rreth pamjes suaj, ndërsa vetëbesimi apo ndonjë lloj vetëkënaqësie me pamjen fizike nuk janë të pranuara mirë në shoqëri”, ka deklaruar psikologia Ann Kearney-Cooke./yp