e shtunë, 25 shtator 2010

Bjordi dhe Adela do kendojne ne Kenga Magjike

Janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një vere të mrekullueshme ku destinacioni mendohej në momentin e fundit teksa lëviznin nga njëri vend i Europës tek tjetri, për t’u stacionuar disa ditë në plazhin e mrekullueshëm të Sardenjas. Vjeshta i gjen me plot ndryshime për të cilat ka shumë kuriozitet.
Adela dhe Bjordi janë padyshim dy ish pjesmarrës të “Big Brother” që nuk mund të kalojnë në harresë nga fansat që i kanë ndjekur dhe pëlqyer. Ata janë dy të rinj shumë karizmatikë për të cilët kurrsesi nuk mund të thuhet se iu ka ikur koha. Edhe pse janë të rinj, ata janë koshientë për vlerat e tyre si dhe kanë shumë të zhvilluar sensin e përzgjedhjes së më të mirës për vete dhe për të respektuar publikun që i do.
Është paksa kontradiktore sesi dy personazhe që u bënë të njohur në një program kaq komercial si “Big Brother”, kërkojnë me çdo kusht që t’i largohen këtij realiteti për të patur angazhime më dinjitoze, të cilat nuk do t’i përkasin thjesht momentit, por do të jenë si një tullë më shumë në themelet e jetës së tyre të përbashkët. Kështu pra, çifti simpatik bëri pushimet e ëndërruara, u çlodhën për qejfin e tyre dhe në vjeshtë vijnë me të reja. Pasi kanë hyrë në shtëpinë që kishin një vit që e prisnin të përfundonte, surpriza e vërtetë vjen teksa mësojmë se ata do të jenë konkurrentë tek festivali “Kënga Magjike”.
shko