Presidenti i Republikës dhe kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga Amerika ka folur nga Aeroporti i Prishtinës, duke theksuar se ai nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe se nuk ka marrë vendim për dorëheqje. Në përgjigjen e tij, ai ka theksuar se vendimin e Gjykatës do ta komentojë pasi ta studiojë vendimin.
“Unë nuk e kam ende vendimin. Ai nuk ka arritur në zyrën time. Ekipit tim nuk i është dhënë mundësia që të prezantojë faktet. Ngrirja e postit është kategori kushtetuese, por unë do respektoj institucionet”, ka deklaruar Sejdiu. Ai ka pohuar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim të vetin, por nuk ka rekomanduar se çfarë duhet bërë.