I am sterdam! topLajm sjell pamje ekskluzive te Amsterdamit te bera gjate lundrimit me barke!
Perjetojeni nga afer.
Amsterdami është pa dyshim një qytet unik! Përgjatë kanaleve shtrihen shtëpi shumë të bukura, pallate, kafene dhe restorante. Pjesa e famshme e Amsterdamit “red-light” e Wallen dhe dyqanet e shumta i japin një tjetër frymë qytetit. Sheshi Rembrandtplein përbën një magnet turistik. Aty gjenden bare, restorante, kafene, shumë njerëz, një park në qendër të sheshit dhe dyqanet me suvenire, që e bëjnë këtë shesh unik
Kryeqyteti i Holandës është një nga qendrat më të mëdha historike në Europë. Ai është plot me muzeume, kanale ujore piktoreske, gjelbërim të pafund, ndërtesa të bukur dhe ofron argëtim për të gjitha moshat dhe preferencat. Distanca brenda qytetit është e vogël dhe ju mund të arrini shpejt dhe lehtë për në destinacionin tuaj. Atje, ju mund të përdorni edhe një biçikletë, për përvojë më autentike. Pothuajse të gjitha rrugët kanë infrastrukturë të përshtatshme për çiklistët.
Restorante: DE PRINS (Prinsengracht 124), pranë shtëpisë së A.Frankut, VOOGES (Utrechtsestraat 51). Gatime holandeze ndriçim të ulët dhe personel (Peperstraat në një vend fantastik, me kuzhinë tradicionale holandeze dhe dekor të bukur. traat me çmime të arsyeshme, me miqësor. GREETJE 23-25). Receta të kuzhinës tradicionale holandeze, në një atmosferë të bukur, në një nga pjesët më piktoreske të Amsterdamit.
Komponent kryesor i kuzhinës holandeze është patatja, e shërbyer me mish dhe perime të ziera. Holanda është e njohur për shumëllojshmërinë e saj mahnitëse të djathërave dhe veçanërisht, për të tymosurit. Djathërat e famshëm holandezë janë: Gouda, djathë Edam dhe Leidse. Holandezët nuk përdorin shumë erëza, por përdorin, pothuajse tek të gjitha gatimet, lëng mishi.