e hënë, 13 shtator 2010

Jetmirit nuk i shkon mendja tek martesa!


Jetmir Saliaj, fituesi i edicionit të tretë të reality show-t “Big Brother”, mohon në këtë intervistë për Gazeta Shqiptare, deklaraten e opinionistit Arjan Konomi, ne lidhje me planet per një martesë të mundshme mes tij dhe të dashurës së tij, Rezartës, gjithashtu ish-banore në këtë reality show. Nuk mungojnë natyrisht në këtë rrëfim as planet më të afërta për jetën, mes të cilëve më i rëndësishmi është angazhimi në jetën politike të vendit. Ai nuk dëshiron të bëjë publik emrin e forcës politike në të cilën aderon, megjithatë ne kemi mundur të mësojmë se nuk është asnjëra prej dy partive kryesore. Jetmiri thotë se do të na e zbulojë vetë emrin kur të vijë momenti.
Jetmir, së fundmi kemi zbuluar se shumë shpejt do të martohesh me Rezin. Sa e vërtetë është kjo?
Është thjesht një spekulim. Mund të kem bërë ndonjë shaka me Arjanin, por nuk është e vërtetë. Unë bashkëjetoj me Rezin, jemi bashkë, jetojmë si të rinj, jemi mirë me të gjitha, por që plani për martesë nuk ekziston. Motivet janë nga më të ndryshmet, ajo ka shkollën, unë kam punët e mia. Thjesht po bashkëjetojmë dhe nuk ka asnjë plan martese.
shko