e hënë, 13 shtator 2010

Çiljeta Xhilaga në "Miss Globe International”


"Miss Globe International” do të sjellë për të shtatin vit rradhazi në Shqipëri 50 Miss-e nga 5 kontinente. Një garë e përvitshme mes më të bukurave për një trofe, i cili është edhe i treti më i rëndësishëm në botë pas “Miss World” dhe “Miss Universe”. Shqipëria në këtë eveniment do të përfaqësohet nga Nevina Shtylla, Miss Shqipëria 2010. 
Por ajo që mund të veçohet si surpriza e parë që na ofron ky spektakël është prezantimi. Çiljeta Xhilaga, e cila ka qenë dikur konkurrente në “Miss Shqipëria” dhe ka fituar titullin “Miss Kinemaja” në atë kohë është përzgjedhur për të prezantuar këtë event. 

Producenti i këtij eventi, Petri Bozo në konferencën për shtyp që u organizua dje në “Dajti Tower Hotel Belvedere” u shpreh se “Çili do të ketë jo vetëm anën e prezantimit por edhe atë të showgirl-it në këtë eveniment.
Ndërkaq ajo i rikthehet prezantimit të Deliartit mbas 8 vjetësh kur ka prezantuar edicionin e dytë të “Netët e Klipit Shqiptar”. Për vetë bukuroshen kjo është një sfidë e re që i ak vënë vetes. “Unë i rikthehem mbas kaq vitesh prezantimit dhe sigurisht që e kam me një emocion të madh pasi jo vetëm që kam vite që merrem vetëm me muzikë por është edhe emocion i madh të prezantosh, krenari që të kem në krah dy njerëz profesionistë. Shpresoj që të dali shumë bukur dhe të punosh me Deliart është kënaqësi”. Në skenë pikërisht Çili do të jetë përkrah dyshes së njohur Enkel Demit dhe Eduard Ogës.
shko