e shtunë, 8 janar 2011

Penelope Cruz: Johnny Depp është shumë qesharak

Penelope Cruz nuk ka mundur të mos qeshë derisa ka xhiruar filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” me Johnny Depp.
Aktorja spanjolle luan vajzën e piratit, Angelina, në vazhdimin e fundit të serisë së filmave dhe thotë se skenat serioze kanë qenë vështirë të realizohen pasi bashkë-aktori i saj është aq bindës në rolin e kapitenit fatkeq, Jack Sparrow.

“Johnny është një person aq shumë qesharak, ai e ka krijuar këtë karakter të mahnitshëm. Problemi kryesor është se ai është aq shumë qesharak sa ka qenë vështirë të xhirojmë skenat dramatike, pasi nuk kam mundur të ndaloj së qeshuri. Kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë më pas”, ka thënë Cruz./yp
shko