e premte, 24 dhjetor 2010

Çiljeta Xhilaga bashkë me Keltis Krujën

Qëkurse këngëtarja Çiljeta Xhilaga është bërë pjesë e politikës shqiptare, ajo po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendje, e sidomos në rrethin e të rinjve të Partisë Demokratike. 


Mes tyre bie në sy prefekti Keltis Kruja. Ata të dy shfaqen gjithmonë e më shpesh krah njëri-tjetrit. Vetëm gjatë kësaj jave, në dy aktivitete të rëndësishme ata janë parë
së bashku më pranë se kurrë. 


Kështu në radhën e parë të demokratëve, në 20-vjetorin e Themelimit të PD-së, binin në sy Xhilaga dhe Kruja. Ata madje kanë pozuar si në këtë foto, ndërsa në koncertin për liberalizimin e vizave ata janë parë më bashkëpunues se asnjëherë më parë. 


Çiljeta ka prezantuar koncertin e organizuar në sheshin “Nënë Tereza” dhe Keltisi duket se ka qenë krahu i saj i djathë, pasi është parë gjithë kohës duke i dhënë mendime Çiljetës. Ndërsa ajo ndihet më e lumtur se ndonjëherë, gjë që e vërteton edhe kjo foto, ku Çili shkëlqen e gjitha. 


Nuk dimë nëse ka qenë ideja e Kryeministrit Berisha, që Çiljeta të monitorohet nga Keltisi apo dy të rinjve u puqet gjithmonë e më shumë muhabeti.




shko