Prof. Pllana theksoi se vlerësimet e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht MEF-it dhe FMN ndryshojnë dhe se vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se për te arritur nivelin te cilin sot e ka Maqedonia dhe Shqipëria , Kosovës i nevojiten 10 vite me një norme te rritjes prej 7 %.
Pllana theksoi se sipas FMN Kosova nuk ka ndonjë Sektor qe ka dalë ne sipërfaqe i cili do te barte zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe se rritja e tanishëm po forcohet si rezultat i Shpenzimeve Kapitale te Qeverise.
Synavere Rysha , deputete e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e komisionit për ekonomi u shpreh kundër shpenzimit te 350 mijë euro për veturat e presidencës dhe vlerësoi se blerja e automjeteve është gjetur si forme me e përshtatshme dhe si forme me e mire keqpërdorimi i tenderëve.
“Ne vlerësojmë se ky institucion nuk ka arsye për blerjen e vetura te reja sepse ne presidencë ka vetura te mjaftueshme”.
Ajo ftoi auditorin e përgjithshëm te Kosovës ne baze te kompetencave te veta qe ka te beje një auditim ne presidencë me theks te venat pozicionin e përmendur veturat dhe te na raportoje para kuvendit ne detaje ne mënyrën se si institucioni me i larte i vendit po i shfrytëzon mjetet e veta te buxhetit.