e hënë, 6 shtator 2010

Skender Hyseni darkon me Rosemary DiCarlo

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pasur në Nju Jork një darkë pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rosemary DiCarlo. 
 Në këtë darkë pune, Ministri Hyseni dhe Ambasadorja DiCarlo kanë biseduar në detaje rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket projektrezolutës së propozuar nga Republika e Serbisë. Në takim është thënë se po punohet dhe janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të parandalohet kalimi i kësaj projektrezolute, dhe se ka pak gjasë që kjo projektrezolutë të kalojë.   
Po ashtu, në  takim është folur edhe për procesin e njohjeve dhe aspekte të  tjera të rëndësishme që lidhen me Kosovën.  
shko