e hënë, 6 shtator 2010

Plagosen tre gjimnazistë në Ferizaj

Tre nxënës të Gjimnazit të Ferizajit janë plagosur brenda dhomës së mësimit, ka bërë të ditur për mediumin tonë Policia e Kosovës. Mësohet se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë autori i kësaj vepre është larguar në drejtim të panjohur,mirëpo policia thotë se kanë arritur ta identifikojnë atë. Mbrëmë rreth njëqind persona besohet të kenë qenë përfshirë në një rrahje masive në Zveçan, gjatë së cilës së paku dy persona janë lënduar.
Pikërisht në ditën kur Policia e Kosovës shënon 11 vjetorin e themelimit, oficerët policor në Ferizaj nuk kanë mundur të festojnë ashtu si edhe kolegët e tyre. E gjitha kjo pasi që një person i njohur nga Policia ka hyrë brenda dhomës së mësimit në Gjimnazin ”Kuvendi i Arbrit” dhe ka shtënë duke plagosur tre nxënës.
Pas këtij akti personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Personi i dyshuar është i njohur për policinë dhe është në kërkim të tij. Gjendja shëndetësore e tre nxënësve është jashtë rrezikut për jetë.”
Ndërkohë që mbrëmë rreth njëqind persona besohet të kenë qenë përfshirë në  rrahje masive në Zveçan, gjatë së cilës së paku dy persona janë lënduar, njofton Policia e Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e veriut, Besim Hoti thotë se të dyja palët e përfshira në përleshje kanë qenë serb.
Bilanci i tërë kësaj është pesë persona të arrestuar.”
Mësohet se Policia e Kosovës në pamundësi për ta kontrolluar situatën në Zvecan ka kërkuar ndihmë nga policia e EULEX-it, pjesëtarë të së cilës kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll. Gurë dhe gjësende të tjera të forta janë hedhur në drejtim të forcave policore të Misionit të BE-së nga grupet e personave të dyshuar.
shko