Është shtyer shkarkimi i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Hashim Rexhepi i cili ndodhet në paraburgim. Ai sot është dashur të shkarkohet nga Kuvendi i Kosovës, mirëpo kjo pikë e rendit të ditës është shtyer për nesër me arsyetimin se kjo çështje nuk është diskutuar mjaftueshëm në komisione përkatëse.
Guvernatori Rexhepi akuzohet për më shumë se gjashtë vepra penale, si korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe shpëlarje të parave.