e hënë, 6 shtator 2010

Jovanoviq: Veprimet e Serbise te pakuptimta!

Kryetari i Partisë Liberale-demokratike, Çedomir Jovanoviq,ka thënë për B92 se Rezoluta për Kosovën, të cilën e ka dorëzuar Serbia në KB është e pakuptimtë.

Ai ka thënë se në Asamblenë e Përgjithshme të KB nuk është zgjidhur asnjë problem dhe se aty nuk është vendi ku zgjidhet çështja e Kosovës.

Jovanoviq ka vlerësuar se zyrtarët e lartë të Serbisë gjatë dy vjetëve të fundit kanë ndenjur në dy karrige: atë të Kosovës dhe të Evropës dhe tani ky pozicion nuk është më i qëndrueshëm.

“Asambleja e Përgjithshme e KB nuk është vendi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, meqë aty nuk është zgjidhur asnjë problem. Brukseli është vendi ku duhet të bisedohet për të ardhmen e Kosovës, për shansin që Serbia të kontribuojë për jetë më të mirë në Kosovë”, i ka thënë Jovanoviq B92-it.
shko