Gjatë seancës në ngarkim të të akuzuarve për përkrahjen e Ilir Mukës, autor i ngjarjes, gjykata ka vendosur të lërë të lirë shtetasit: Aleksandër Lavdosh Gjokaj, 21 vjeç, Bledar Engjëll Meminaj, 22 vjeç dhe Andi Petrit Kotorri , 25 vjeç për të cilët ishte caktuar më parë masa e sigurisë prej 20 ditësh burg.
Nuk ka pasur asnjë prove të re që mund të rëndonte pozitën e tyre në këtë krim, ndaj gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për 3 të rinjtë
Ngjarja e Himarës ngjalli reagimin e banorëve të zonës të cilët e konsideruan aksidentin të qëllimshëm dhe të motivuar etnikisht. Banorët e Himarës reaguan ashpër, duke bllokuar për orë të tëra aksin nacional Vlorë-Sarandë, në shenjë proteste për vrasjen e 35 vjecarit.
Ilir Muka, 20-vjeçari i akuzuar si autor i ngjarjes në Himarë u vetëdorëzua në polici ndërsa dëshmoi pak ditë më parë para gjykatës së Vlorës duke pretenduar se gjithcka ndodhi ka qenë një aksident i paqëllimshëm.
Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg, pa afat” për 20 vjecarin.