e hënë, 13 shtator 2010

Nora Isteri: Jane bere shume "kengetar"

Suksesi ka lindur në të njëjtën ditë me të… Që nga dita që shkeli për herë të parë mbi një skenë, këngëtarja simpatike nga Kosova, Nora Istrefi ka provuar vetëm suksese. Këngët e saj kthehen sa hap e mbyll sytë në hite ndërsa vetë ajo, tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut me performancat dhe idetë novatore që sjell në projektet e saj muzikore. Rasti i fundit janë skenat ‘topless’ në klipin “Dy shokë”, të cilat u komentuan gjatë në faqet e shtypit rozë, por Nora sot na jep edhe për to një përgjigje. Aktualisht është duke punuar për albumin e ri, koleget nuk dëshiron t’i shikojë si rivale, nuk është shumë e aftë në kuzhinë, dhe në një të ardhme dëshiron t’i stilojë vetë veshjet e saj. …
Në fillim të kësaj vere keni hedhur në treg klipin tuaj “Dy shokë”, i cili ka rezultuar shumë i pëlqyer.


"Kënga “Dy shokë” mund të them me plot gojë se ka pasur mjaft sukses në Kosovë, Shqipëri, e në çdo vend tjetër ku ka shqiptar. Jam tejet e lumtur për brohoritjet e publikut në koncerte, ku të gjithë këndonin me mua, për kërkesat në radio, për klikimet në youtube që kanë arritur shifrën njëmilionëshe… Meritat për këngën i ka autori i saj, Flori Mumajesi dhe gjithashtu “Enter Media” për klipin. Kam marrë shumë komplimente si për këngën ashtu edhe për klipin." ka thene Nora Istrefi

shko