e diel, 12 shtator 2010

AKSIDENTI i Sakon Yamamotos!



Fernando Alonso (Ferrari) merr titullin pas betejës emocionuese me Jenson Button (McLaren) në Grand Prix Italia.


Është hera e parë që Alonso (Ferrari) triumfon në Grand Prix para tifozëve të vet (Tifosi) . Që nga fillimi dhe pas çdo ndalese ai ndoqi Button (McLaren) për të rimarrë vendin e parë të cilin e humbi që
në fillim të garës. Button përfundoj garën i dyti kurse Massan (Ferrari) i treti. Vendi i katërt dhe i pestë iu takoj gjermanëve Sebastian Vettel dhe Nico Rosberg (Mercedes)
Momentet vendimtare të garës pasuan ndërmjet xhiros së 36-të dhe 37-të




Ngjarja u shënua me një aksident ku pas nisjes së Sakon Yamamoto nga PITSTOP, ai goditi në kokë anëtarin e grupit të tij me krahun e djathtë të automjetit. "Kam qenë shumë i brengosur për incidentin gjatë ndalesës sime në PITSTOP," tha Yamamoto, i cili përfundoi garën në vendin e 19-të. Yamamoto: "Kam pyetur nëse ai është në rregull dhe jam informuar se ai nuk ishte lenduar në mënyrë serioze". Hispania Racing është gjobitur me  20,000$ (rreth 15.000€) për lirimin e pasigurt të makinës së Yamamoto`s.






- Kreu i ekipit Kolin Kolles tha: "Ai është jashtë rrezikut për jetë. Ne tani shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur." / AD
shko