e hënë, 6 shtator 2010

Takohen Mujota e Buhler


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota, priti sot, në një takim pune komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Erhard Buhler. Ministri Mujota, pasi i uroi zgjedhjen e tij, në detyrën e komandantit të KFOR-it, gjeneralin Buhler e njoftoi me të arriturat e FSK-së, në të gjitha lëmit, në përmbushjen e detyrave dhe të obligimeve kushtetuese, si dhe për punën e vazhdueshme që po bënë Ministria dhe FSK-ja, për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Buhler u shpreh i kënaqur me të arriturat e Ministrisë së FSK-së, si dhe me punën që po bëhet në plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale. Gjenerali Buhler me këtë rast, premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të KFOR-it, me MFSK-në.
shko