Me tutje ne komunikate thuhet se Ministri Kosta ftoi zotin Pacolli të vizitojë Timorin Lindor, vizita e parë e një politikani kosovar në ishullin e largët. Për të lobuar kundër Kosovës ka qenë ministri i mbrojtjes së Serbisë Dragan Shutanovac.
Zoti Pacolli planifikon të vizitojë Timorin Lindor në muajin nëntor të këtij viti.
Presidenti i AKR-se dhe zv/Presidentja u takuan me Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Mauritius, z.Arvin Boolell dhe bashkepunetoret e tij. Ne takim u prezantuan faktet dhe domosdoshmeria per ngritjen e numrit te njohjeve te Kosoves, per funksionalizimin e shtetit te ri dhe dhenien e shanses se kosovareve per nje jete me te mire.
Nga ana e Ministrit Boolell u ndegjua per ndikimin e madh qe e ka Serbia ne numer te konsiderueshem te shteteve te cilat nuk e kane njohur ende Kosoven, duke i bere te besojne ato se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte i paqarte. Nga grupi Kosovar u ndruqian shume fakte te tjera te pa degjuara më heret nga perfaqesuesit e Mauritius. Pas takimit te gjate, u vendos te vazhdoje komunikimi dhe shkembimi i informative ne menyre qe ky shtet te filloje te mendoje seriozisht per rendesine e njohjes se Republikes se Kosoves.
Në mbrëmje, z. Pacolli dhe znj. Kusari – Lila zhvilluan një takim edhe me Presidentin e Kiribatit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Anote Tong. Presidenti Tong, edhe një herë e konfirmoi se njohja e Kosovës tanimë është vetëm cështje e procedurave në shtetin të cilin e perfaqëson ai, pasi që vendimi për njohje vetëm është marrë. Z. Pacolli i falenderoi shumë për konsideratën dhe rëndësinë që ky shtet po i jep Kosovës.