Më 23 dhe 24 shtator 2010 në Prishtinë u mbajtën negociatat mbi bashkëpunimin e ardhshëm zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës drejt integrimit në BE. Të dyja palët nënshkruan dokumentin përmbledhës më 24 shtator 2010.
Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohej nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Bedri Hamza, Ministri i Integrimit Evropian z. Besim Beqaj dhe zevendwsministri i Energjisë dhe Minierave, z. Blerim Rexha, ndërsa delegacioni i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Ambasadori Gjerman në Republikën e Kosovës, z. Hans-Dieter Steinbach dhe Shefi i Divizionit për Evropën Jug-Lindore dhe Kaukazin pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr Leo Kreuz.
Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohej nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Bedri Hamza, Ministri i Integrimit Evropian z. Besim Beqaj dhe zevendwsministri i Energjisë dhe Minierave, z. Blerim Rexha, ndërsa delegacioni i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Ambasadori Gjerman në Republikën e Kosovës, z. Hans-Dieter Steinbach dhe Shefi i Divizionit për Evropën Jug-Lindore dhe Kaukazin pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr Leo Kreuz.
Vëllimi i përgjithshëm i Bashkëpunimit bilateral teknik financiar që nga fillimi i bashkëpunimit në vitin 1999 kap shumën prej 340 milion €, duke e bërë kështu Gjermaninë donatorin më të madh bilateral në BE. Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë synon të rrisë këtë shumë në vitin 2010 dhe t’i siguroj Qeverisë së Republikës së Kosovës një shumë të re për Bashkëpunim bilateral teknik dhe financiar e cila do të arrin deri në 33 milion €. Këto fonde do të përdoren në vitin 2010 dhe në vitet në vijim. Shuma përfshin deri në 24 milion € për projekte të bashkëpunimit financiar dhe 9 milion € për projekte të bashkëpunimit teknik. Fondet e përdorura për bashkëpunim financiar do të jepen në formë të granteve (4 milion €) dhe një kredi zhvillimore me kushte shumë të favorshme (deri në 20 milion €), fondet e përdorura për bashkëpunim teknik do të jepen në formë të granteve dhe/ose në formë të ekspertizës dhe shërbimeve këshillëdhënëse (9 milion €).
Fondet e zotuara (33 milion €) do të implementohen kryesisht për avancimin e furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza, konkurrencën në sektorin privat, menaxhimin komunal të tokës dhe integrimin ekonomik evropian.
Për sa i përket shpërndarjes së fondeve, pjesa më e madhe - që është 24 milion € (4 milion € grante, 20 milion € kredi zhvillimore) – do t’i dedikohet sektorit të ujit. Ky zotim përbënë një vazhdimësi të aktiviteteve të bashkëpunimit gjermano-kosovar në sektorin e ujit në Prishtinë dhe jugperëndim të Kosovës, me një risi e cila është kombinimi unik i fondeve të komunës, qeverisë, BE-së (5 milion € grant i IPA-së) dhe atyre gjermane (20 milion € kredi) për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Prishtinë dhe një fokusim të shtuar në trajtimin e ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovës.
Projekte të tjera të zotuara të bashkëpunimit përfshijnë një projekt të ri për nxitjen e konkurrencës në sektorin privat (3.5 milion € grant) i cili do të përqendrohet në përmirësimin e kushteve strukturale për aktivitetet ekonomike, veçanërisht atyre për gra. Do të vazhdoj poashtu edhe bashkëpunimi në fushën e menaxhimit komunal të tokës (2.5 milion € grant), duke siguruar më tej të drejtat e pronës dhe duke promovuar kështu një parakusht thelbësor për investime ekonomike. Së fundi, një projekt i ri i cili siguron “Përkrahje për procesin e Integrimit në BE” (3 milion € grant) i përgjigjet kërkesës së Ministrisë së Integrimit Evropian për të optimizuar koordinimin e brendshëm të procesit të integrimit në BE, dhe në veçanti, integrimin ekonomik, duke përfshirë menaxhimin organizativ dhe lidhjen me rrjetet e shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Negociatat janë zhvilluar në një atmosferë të hapur të bashkëpunimit konstruktiv. Delegacionet kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e fondeve të cilat janë në dispozicion dhe diskutuan në lidhje me bashkëpunimin e tanishëm dhe atë të ardhshëm në katër sektorët prioritar që korrespondojnë me objektivat kombëtare të zhvillimit dhe agjendën e Qeverisë së Kosovës për integrim në BE, të reflektuar dhe të shprehur në propozimet specifike për veprim në të Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2011-2013. E këto janë:
Ø INFRASTRUKTURA PUBLIKE (Energjia dhe uji)
Ø ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE PROMOVIMI I PUNËSIMIT
Ø REFORMIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE
Ø EDUKIMI
Që të dyja delegacionet kanë konfirmuar më tej qëllimet e mëposhtme afatgjata të bashkëpunimit zhvillimor gjerman me Republikën e Kosovës: promovimi i demokracisë, sundimi i ligjit, ekonomia e tregut, zhvillimi i infrastrukturës, arsimi, decentralizimi, mbrojtja e të drejtave të pakicave, dhe në fund, integrimin në BE përmes standardeve të përmirësuara. Delegacioni gjerman theksoi nevojën urgjente për reforma në këto fusha me qëllim të forcimit të orientimit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës. Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë me këto procese, ku një gjë e tillë është e nevojshme dhe kërkohet.
Delegacionet mirëpritën faktin se projektet e bashkëpunimit financiar dhe teknik gjerman gjithmonë kanë qenë pjesë përbërëse e programit të Qeverisë së Kosovës dhe do të mbesin të tilla. Delegacioni gjerman ri-përsëriti se Republika Federale e Gjermanisë është e gatshme për të ndihmuar në nxitjen e proceseve të shtet-ndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe reduktimit të varfërisë në Kosovë, sidomos në periudhën e krizës ekonomike dhe financiare.