e shtunë, 23 tetor 2010

Ligje të çuditshme nëpër botë…

Po të “rrëmosh” nëpër kodet civile të vendeve të ndryshme të botës, gjenë ligje nga më të çuditshmet, nga më absurdet, por edhe nga ato nga më të drejtat, që shpesh kanë qëllimin të të bëjnë të ndjehesh më tepër njeri. 


Sipas “The Times”, ja një listë sanksionesh e ligjesh të disa vendeve nëpër botë, që po nuk i zbatove, paguan me pará, ose me liri:



- FRANCË: Ndalohet me ligj që ndonjë derr të quhet Napoleon.


- ANGLI: Ndalohet ngarja e një taksie, nëse je i sëmurë me kolerën.


- VERMONT: Gratë që duan të vënë dhëmbë fallco, duhet të kërkojnë nga burrat leje me shkrim.


- ALABAMA: Nuk lejohet ngarja e makinës me sy të fashuar.


- FLORIDA: Femrat nuk duhet të bëjnë parashutizëm të dielave.


- KANADA: Nuk mund të përdorësh më shumë se 25 monedha 1-qindarkëshe, gjatë një blerje.


- JAPONI: Ilace me përbërje Pseudofedrine, ilace kundër alergjive dhe sinozitit, që në vendet europiane jepen pa recetë, ndalohen me ligj.


- SINGAPOR: Gjobitesh nëse lë në gjëndje jo të mirë banjot publike, ose nëse hedh bishta cigaresh në rrugë.


- SUEDI: Gjobiten ose burgosen ata që shkojnë me prostituta, jo prostitutat.


- GJERMANI: Ndalohet mbajtja e kafshëve që konsiderohen të rrezikshme, si rotvailer apo pitbull.


- KAMBORXHIA: Ndalohet loja me pistoleta uji.


- TAILANDË: Ndalohen sharjet e fyerjet ne publik, kundër familjeve monarke.


- FINLANDË: Ndalohet të dëgjohet nga dikush tjetër thirrja e një taksisti në radio. Nëse nuk është vetëm, taksisti e mbyll menjëherë thirrjen.
shko