E dashura e mundshme e futbollistit të njohur, Ashley Cole-t, Jessica Lowndes, realizoi një set të fotografive për botimin më të ri të revistës, FHM-a. Aktorja e mahnitshme kohë më parë u sprovua edhe në këndim, dhe tani edhe në pozim. Shumica konsiderojnë që ajo i përngjan shumë ish-bashkëshortes së futbollistit, Cheryl Cole-t, e cila kërkoi ndarjen pasi që e mori vesh që ai e kishte tradhtuar.
Kanadezja e re është bërë e njohur me rolin në hit-serialin amerikan “90210”, ndërsa në Britaninë e Madhe është duke e promovuar karrierën muzikore. Ajo ishte mysafire në emisionin “Soccer AM”, i cili është show më i preferuar i Ashley-t. Atje ajo performoi, ndërsa futbollisti e shikoi tërë emisionin dhe është duke u munduar me tërë forcat që ta gjejë numrin e saj.
“Ashley e pa në televizion dhe i pëlqeu shumë. Ai ka disa kontakte dhe është duke i shfrytëzuar që të lidhet me të. Siç edhe ju mund të shihni, ajo duket njëjtë sikur Cheryl”, tha një burim për mediet e atjeshme.