e hënë, 8 nëntor 2010

Erioni: Bertina është kokëforte

Djali që me batutat e tij dhe karizmën që e përshkon arriti të bëjë për vete një publik të gjerë. Sidomos vajzat. Është Erioni, një ndër personazhet më të ndjekur në BB3.  

Fare pranë çmimit të madh ai tregoi se me elasticitet fitohet mbi situata të ndryshme.

E me sjelljen galante karshi vajzave na bën të kuptojmë se jo vetëm di t’i vlerësojë ato. Dashuria e tij me Bertinën vazhdon me shumë plane për të ardhmen

Doli nga shtëpia më e ndjekur e Big Brother fare pranë çmimit të madh. Sepse dhe loja që bëri, karakteri që prezantoi e që realisht është, ngacmuan kureshtjen e një publiku të gjerë. 

Origjinal, me shumë batuta rrufe, i shkathët, i ndjeshëm por dhe pak ‘Don Zhuan’.

E kush mund të jetë tjetër përveç Erionit. Djali karizmatik që pëlqente të rrinte tërë kohës me vajzat e shtëpisë e që fantazia për t’i ngacmuar bëhej gjithmonë e më interesante. 

Galant në sjellje, vërtetoi atë që beson më tepër kur bëhet fjalë për femrat, krijesat më të bukura që natyra ka krijuar. Si rrjedhojë, pati disponibilitetin dhe vëmendjen maksimale prej tyre.

E megjithatë guximi për të ngacmuar të preferuarat e shtëpisë zbehej menjëherë kur bëhej fjalë për Bertinën. Vajza që e bëri për vete që në momentin e parë. 

Dhe në fakt, Erioni të lë të kuptosh që lidhja me Bertinën nisi nga një dashuri më shikim të parë. Por në lidhjen e tyre si në shtëpi ashtu dhe jashtë saj, ai ka kuptuar se ajo nuk është vetëm e bukur. Është e zgjuar dhe e vendosur. Por me raste shumë kokëfortë dhe insistuese. Gjë që, me sa duket, Erionin ndonjëherë e bezdis.
shko