e martë, 16 nëntor 2010

"John's Phone" - thjeshtë, TELEFON mobil


Jeni të habitur nga telefonat shumë-funksional?
Ja një telefon celular që mund të përdorni vetëm për një gjë - për të bërë dhe marrë telefonata.

"John's Phone" nuk mund të ndjekë Twitter-in në stil të iPhone-it, nuk mund të kontrolloni Facebook-un tuaj, të luani lodra, të dëgjoni MP3 muzikë e as edhe të merrni tekst mesazhe.


Por "John's Phone" ka një bateri që zgjatë deri në tre javë dhe ka një manual vetëm një faqe të gjatë. 
Kurse lista e numrave të telefonit është e “integruar”  prapa celularit me një kapak dhe përmban letër dhe një stilolaps.


Është i vogël, vetëm 10.5cm i gjatë - pak më i vogël se një iPhone.


 John’s Phone


Krijuesit e tij, Agjensioni Holandez i Reklamave John Doe, shpreson se do të jetë një hit me blerësit më të vjetër të cilët janë hutuar nga teknologjia moderne dhe të rinjtë që do të blejnë telefonin e tyre të parë. Të ashtuqajturin "anti-iPhone" mund ta bleni për vetëm 59£ (rreth 70€) në të bardhë ose 67£ (rreth 80€) në të zezë, rozë apo ngjyrë gjelbërt. 
I vetmi tipar i teknologjisë moderne është aftësia për të ruajtur dhjetë numra në “speed dial”.


Dizajneri Diedriekje Bok tha: "Në një kohë kur ka zgjidhje të teknologjisë marramendëse me bollëk, ne kemi zhvilluar një vegël të thjeshtë."


"John's Phone"  mund ta bleni nëpërmjet internetit në webfqen johnsphones / The Sun

shko