Lidhja Demokratike e Dardanisë , ka përshëndetur zgjedhjen Isa Mustafës, kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo parti gjithashtu bënë të ditur se është e gatshme të bëjë koalicion me LDK-në.
Nënkryetari i saj Naser Rugova tha se LDD-ja e vlerëson lart thirrjen kryetarit të ri të LDK-së Isa Mustafa dhe pret që Mustafa, për çështjen e bashkimit të bisedojë me kreun e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Dacin.
Rugova tha se kjo parti është plotësisht e gatshme që të bëjë koalicion me LDK-në nëse për këtë shpreh vullnetin Mustafa./rtk