e hënë, 8 nëntor 2010

Thaçi Isës: Ne, partner në shtetndërtim

Isa Mustafa i ka thënë JO koalicionit të mundshëm me PDK-në, e kryetari i kësaj të fundit, Hashim Thaçi e ka quajtur “partner në shtet-ndërtim”. Një ditë pas zgjedhjes si kryetar i LDK-së, Mustafa ka marr urime edhe nga shefi i qeverisë së shkarkuar, mbase edhe kundërshtari kryesor politik.

“Më lejoni edhe një mesazh për fund. I uroj zotit Mustafa zgjedhjen për kryetar të partisë. Besoj se do të jemi partner në shtet-ndërtim”, ka thënë Thaçi, duke buzëqeshur. /indeksonline/
shko