e diel, 7 nëntor 2010

Pritet “drita jeshile” për Shqipërinë e Bosnjën

Të hënën, 8 Nentor, Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian do t’i hapë dritën jeshile heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës drejt vendeve të zonës Shengen. 
 
Mesohet se vendet që votuan kundër rezolutës për heqjen e vizave në Parlamentin Europian nuk mund të bllokojnë me marrjen e vendimit përfundimtar në Këshillin e Ministrave në takimet e nëntorit. 
 
Marrëveshja është arritur, bëjnë të ditur burime diplomatike në Bruksel për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, sipas të cilëve dyshimet e hedhura nga vende të tilla si Franca apo Holanda duket se janë tejkaluar. 
 
Ne shpresojmë në arritjen e konsensusit në mënyrë unanime, bëjnë të ditur burimet diplomatike nga Brukseli, megjithatë një vend i vetëm nuk mund ta bllokojë vendimin që do të merret me shumicë të kualifikuar.

Tirana në feste
 
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave do te pritet me feste ne Tirane. 

Kjo kuptohet edhe oasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që do të merret nesër nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian. 
 
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës.

Ne cdo shtylle tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës./BW
shko